Gërdeci/ Nis sot gjyqi ndaj Fatmir Mediut! Në GJKKO mbahet seanca e parë e gjykimit

24 Prill 2023, 09:05 | Përditesimi i fundit: 2023-04-24 16:20:54

 Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu është zyrtarisht i pandehur për çështjen e Gërdecit dhe ditën e sotme nis gjyqi ndaj tij. Në Gjykatën e Posaçme po mbahet seanca e parë gjyqësore ndaj Mediut. GJKKO ka pranuar gjykimin e shkurtuar, ndërkohë Mediu akuzohet për shpërdorim detyre të dyfishtë sipas Kodit Penal dhe Kodit Penal Ushtarak.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, akuzohet se në lidhje me procesin e çmilitarizimit dhe çmontimit të municioneve që është zhvilluar në ambientet e ish “Brigatës së Tankeve”, në fshatin Gërdec, në bashkëpunim me funksionarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe persona që kanë pasur cilësinë e ushtarakut kuadër komandues, ka nxjerrë disa akte nënligjore në kundërshtim me ligjin.