Gërdeci/ SPAK kërkon dëshminë e ish-shefit të shtabit të ushtrisë Luan Hoxha! U largua nga Shqipëria pas publikimit të kabllogramit ku thuhej se u ankua për Shkëlzenin

23 Shtator 2023, 17:20

Ish-shefi i shtabit të ushtrisë Luan Hoxha, mund të dëshmojë për herë të parë për Gërdecin pasi SPAK kërkoi rrefimin e tij në gjyqin ndaj Fatmir Mediut. Gjenerali i ushtrisë është larguar nga Shqipëria në janar 2012 pak kohë pas publikimit të kabllogramit të ambasadës amerikane ku thuhej se Luan Hoxha ishte ankuar tek ambasadori i kohës Uithers për rolin e Shkëlzen Berishës në Gërdec.