Gërmime në ‘Palafit’, vendbanimi 7500-vjeçar i Pogradecit! Anastasi: Kemi zbuluar dy qendra banimi të periudhës së bronzit

10 Gusht 2022, 21:45 | Përditesimi i fundit: 2022-08-10 22:41:52

Arkeologë shqiptarë e zviceranë kanë nisur ekspeditën në Lin të Pogradecit, në vendbanimin e Palafitit. Ky është një bashkëpunim i Institutit të Arkeologjisë me Universitetin e Bernës në Zvicër, të cilët po zbatojnë projektin "Lin 3" për gërmimet në bregun e liqenit, pas zbulimit të vendbanimit në ujë.