Gjallesat në Sazan-Karaburun në rrezik nga turistët! Agjencitë turistike shkelin kodin e sjelljes, ndotin plazhet

8 Dhjetor 2023, 16:36

Lundrimet e panumërta të anijeve turistike dhe skafeve drejt Parkut Kombëtar Sazan Karaburun kanë sjellë dëme për florën dhe faunën detare. Specialisti i Zonave të Mbrojtura Nexhip Hysolakaj tha agjencitë turiske nuk respektojnë Kodin e Sjelljes.