Gjatë vitit 2021 çmimet e apartamenteve u rritën me 6.7%, Autoriteti i Konkurrencës për Report tv: Hetim në rast abuzimesh

15 Shkurt 2022, 21:58 | Përditesimi: 15 Shkurt 2022, 21:58

Çmimet e larta të apartamenteve do të vënë në lëvizje Autoritetin e Konkurrencës i cili bën të ditur për Report TV, që brenda këtij viti do të nis një studim mbi tregun e pasurive të paluajtshme. Studimi i konkurrencës do të bazohet mbi faktorët që kanë sjellë këtë shtrenjtim, dhe do punohet për të parë nëse ka abuzime apo çmime fiktive nga ndërtuesit.

KT/Shqiptarja.com