Gjekmarkaj: Çështja e SHISH të futet në rendin e ditës, kryeministri të japë llogari

24 Shtator, 13:33 | Përditesimi: 24 Shtator, 13:33

Për demokratin Agron Gjekmarkaj ajo që është zbuluar në lidhje me ish drejtoreshën e SHISH është një histori krimi dhe korrupsioni që kërko një reagim gjithëpërfshirës në Kuvend. Ai i kërkoi Peleshit që të fusë debatin për Vlora Hysenin në rendin e ditës dhe kryeministrit Rama që të vijë në Kuvend. Një apel e pati edhe për deputetët socialistë duke i kërkuar të duan Shqipërinë pak më shumë.

 

E.H/Shqiptarja.com