Gjenden eshtra në Guras të Pogradecit, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur disa vite më parë! Policia nis hetimet

22 Qershor 2023, 13:02 | Përditesimi i fundit: 2023-06-22 13:37:23

Një skelet prej njeriu është gjetur sot në mëngjes, gjatë punimeve që po kryheshin në nga një firmë në parkun e Drilonit në afërsi të fshatit Guras. Punonjësi i cili ka konstatuar skeletin tha se kishim të bënim me një skelet që i përket një burri në moshë, kjo për shkak të veshjes dhe kafkës e cila kishte vetëm një dhëmb.