Gjenden të vdekura dy ukrainase në Tiranë, shkak mbidoza e ilaçeve me përbërje narkotike (Emrat)

10 Maj, 15:19 | Përditesimi i fundit: 2024-05-10 15:35:28

Dy ukrainase, Antonina Kozachenko 25 vjeçe dhe Anastasia Lopukhova 40 vjeçe, janë gjetur të vdekura nga shoqja e tyre në një shtëpi me qira ditore në Tiranë mesditën e sotme, 10 maj. Dy ukrainaset janë gjetur nga shoqja e tyre rreth orës 13:35, në apartamentin në Rrugën e Dibrës. Pranë tyre shoqja ka gjetur edhe pilulat me përmbajtje lëndësh narkotike, të cilat dyshohet se i kanë konsumuar dhe kanë humbur jetën për shkak të mbidozës. Dy ukrainaset paraprakisht dyshohet se ishin në vendin tonë si turiste.