Gjendet delfini i ngordhur në afërsi të plazhit të Vjetër në Vlorë! Dyshohet se u godit nga helikat

20 Qershor 2023, 10:43

Një delfin rreth 500 kg është gjetur i ngordhur në breg të detit në afërsi të plazhit të Vjetër.

Delfini me gjatësi 2.8 m dhe me moshë 25-30 vjec i seksit mashkull dyshohet se ngordhja i ka ardhur si pasojë e helikave të mjeteve lundruese, të cilat e kanë dëmtuar në pjesën e pasme të trupit, ku duket qartë dhe shenjat e goditjes nga helikat.