Gjendet një predhë luftarake e Luftës së Dytë Botërore në Vlorë, dyshohet se është e paplasur

14 Maj 2021, 13:08 | Përditesimi i fundit: 2021-05-14 14:19:32

VLORË- Gjendet një predhë luftarake e dyshuar e Luftës së Dytë Botërore. Predha është gjetur nga banorë të fshatit Peshkëpi në Vlorë.

Ka qenë një banorë i zonës ai i cili ka pikasur predhën në afërsi të tokave bujqësore. Banori që e ka gjetur thotë se ka qenë duke punuar tokën për të mbjellë pemë dhe në thellësinë 1.5 m ka ndeshur në predhën.