Gjendet tifozi i Tiranës, që humbi në derbin Tirana-Partizani

3 Tetor 2019, 21:15

Një ditë më parë u kërkua në emisionin ’’Pa gjurmë’’, gjendet 45-vjecari nga Peqini Kujtim Bozhiqi. Ai është gjetur nga të afërmit në qytetin e Elbasanit, ndërsa në gjendje të rraskapitur nuk ishte i aftë të sqaronte familjarët, sesi kishte përfunduar në këtë qytet. Babai i tre fëmijëve u zhduk të dielën, ndërsa ishte në Tiranë për të ndjekur derbin Tirana-Partizani.