Gjendja e Kryepiskopit Anastas, serioze por stabile', gazetari shqiptar në Athinë: Pritet një njoftim i spitalit 'Ungjillëzimi'

6 Janar, 12:13

Gazetari shqiptar në Athinë, Edmond Guri foli në Report Tv lidhur me shëndetin e Kryepiskopit të Shqipërisë Anastasit (Janullatos). Ky i fundi që prej 3 janarit është shtruar në spitalin Ungjillëzimi të Athinës, dhe gjendja e tij duket e rënduar pas një gjakderdhje në sistemin gastrik.

Guri thekson për Nertil Agalliun në ‘Sot Live në Shqipëri’ se Kryepiskopi është në kujdes intensiv nga një staf i specializuar, teksa nga momenti në moment pritet që spitali të dalë me një njoftim.

'Është një ekip specialistësh, më të mirët. Kanë marrë në kujdes kryepiskopit. Dhe po pritet njoftim nga spitali për ecurinë shëndetësore të tij. Rëndimi i gjendjes shëndetësore, menjëherë u bë një ekzaminim të spitalit, doli njoftimin dhe kryeministri dhe kryepiskopi e kanë vizituar në spital për shkak të gjendjes së rënduar. Spitali më pas doli në një njoftim se gjendja është serioze por stabile. Edhe mediat që janë fokusuar në ngjarjen në fjalë dhe pritet në një njoftim të dytë për gjendjen shëndetësore të tij.'