Gjenocidi në Kosovë/ Berisha akuzon shumicën: Ku e gjeni forcën të shkelmoni mbi gjakun e këtyre njerëzve? Edhe serb të ishin... do votoja pro

16 Tetor, 11:19 | Përditesimi: 16 Tetor, 11:19

Kreu i PD, Sali Berisha foli në Kuvend për kërkesën e opozitës për mocion me debat për gjenocidin serb në Kosovë. Berisha iu përgjigj Ballës i cili me ironi e quajti dhëndër të Serbisë, ndërsa kreu i PD akuzoi kryeministrin Rama se është shërbëtor i Aleksandër Vuçiç.

Më tej, Berisha akuzoi shumicën se nuk dënon gjenocidin serb në Kosovë. Ku e gjeni këtë forcë të shkelmoni mbi gjakun e këtyre njerëzve, i pyeti Berisha socialistët. Ndërsa tha se edhe serbë po të ishin dhe gjenocidin ta kishin bërë shqiptarët, do tw votonte pro.

A.A/Shqiptarja.com