Gjergj Luca paralajmëron luftë kundër shpifjeve ‘deri në Angli’: Te hënën në ora 10:00 takohemi në SPAK

5 Gusht 2023, 16:12

Biznesmeni Gjergj Luca paralajmëron luftë kundër shpifje. Në një video të ndarë në rrjetin e tij social, Luca thotë se do të luftojë shpifjet ‘deri në Angli’; ndërsa nesër paralajmëron që do jetë në dyer e SPAK në orën 10:00.

“Ditën e shtunë merrem pak me të rejat e mediave dhe tallavsë së portaleve. Po lexoj një artikull që më tha një mik, nuk e kam zakon t’i shoh se ca shkruhet nga mediat e tallvasë më bën nervoz. Po lexoj nëj artikull që mua më bën kryetar të një grupi kriminal, pastrues parash, investitor strategjik, për pastrim rivalësh kriminel, ku me gjithë këto poshtërsitë e mia, grabitjet dhe gripin kriminal, është në dijeni SPAK nga një raport I DEAS, FBI etj, etj. Një mori shpifjesh dhe një mori akuzash që me thënë të drejtën ia kam zili vetes kur e shoh në këtë foto se sa burrë i fortë paskam qenë me gjithë këto përballje në jetën time, që pas kësaj jete kriminale që kam bërë të gjej forcë e kurajo të dal para njerëzve e të çirrem e vërteta në ketë jetë del vetëm nga puna.