Gjergj Luca publikon videon: Takim i ngrohtë me patriotët e mi e të Luizit, jemi në pritje të përgjigjes për të organizuar dasmën e tij me Kiarën

5 Maj 2023, 13:22

Mospërfshirja e personazheve të njohur në historitë e krijuara brenda Big Brother VIP, ka qenë thuajse e pamundur.

Kështu biznesmeni Gjergj Luca i premtoi pak kohë më parë Kiarës dhe Luizit se sapo këngëtari shkodran të dalë nga shtëpia do t’u organizojë të dyve një dasmë madhështore.