Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka publikuar një video së bashku me punëtorët e kompanisë “Rozafa”, ku përcjell një mesazh urimi për Vitin e Ri, duke vënë theksin te puna, prodhimi dhe vlerat shqiptare.
“Në Rozafa punojmë, prodhojmë, eksportojmë, fitojmë, debatojmë, protestojmë, vallëzojmë dhe gëzojmë… Gëzuar Vitin e Ri me prodhime shqiptare, gëzuar Shqipëria evropiane!”, shprehet Luca në mesazhin e tij.
Videoja, e shpërndarë në rrjetet sociale, tregon një atmosferë pozitive mes stafit dhe drejtuesit të kompanisë, duke reflektuar frymën e bashkëpunimit dhe rëndësinë e industrisë vendase në zhvillimin ekonomik të vendit.



















