Kandidati i PD për Bashkinë e Korçës u tërhoq nga gara bashkë me këshilltarët, akuza Alibeajt: Ndryshoi listën për Këshillin Bashkiak para se ta dorëzonte në KQZ, nuk na informoi

29 Mars 2023, 12:06 | Përditesimi i fundit: 2023-03-29 12:06:53

Gjergji Gjata, i cili u vendos nga PD si kandidat për Bashkinë e Korçës u tërhoq nga gara një ditë më parë bashkë me kandidatët e këshillit bashkiakë, ndërsa ai ka bërë një tjetër reagim në të cilin sqaron arsyet e largimit të tij nga gara. Gjergji Gjata thotë se kryetari i Komanduar Enklelejd Alibeaj bashkë me një ish-deputet kanë ndryshuar listën për Këshilltar bashkiakë në mesnatë, pak para se listat të depozitoheshin në KQZ.