Gjesti romantik i presidentit amerikan Biden, ulet, këput një lule dhe ia dhuron Zonjës së parë

30 Prill 2021, 08:49 | Përditesimi: 30 Prill 2021, 08:49

SHBA- Gjesti romantik i presidentit të SHBA, Joe Biden, i cili ndalon dhe këput një lule për bashkëshorten e tij Jilli po bën xhiron e botës.

Teksa Joe dhe Jilli po ecnin në barin e Shtëpisë së Bardhë, presidenti ndaloi, këputi një lule dhe ia dha bashkëshortes së tij.Ditën e djeshme Biden mbushi 100 ditët e tij të para si president i SHBA dhe momenti romantik është kapur teksa çifti do të largohej për në Georgia.

b.ha./Shqiptarja.com