Gjeti trupin e 9-vjeçares në lumin Bunë, peshkatari: Në fillim mendova se ishte kukull, u shokova kur pashë vajzën

6 Maj, 13:05 | Përditesimi i fundit: 2024-05-06 13:05:49

Peshkatari Safet Hasani ka rrëfyer momentin e vështirë, kur në ujërat e lumit Bunë të Shkodrës gjeti trupin e vajzës 9-vjeçare Ergesa Arrazi. Ai ishte personi që konstatoi trupin e vajzës në lumë, duke çuar kështu në zbulimin e kësaj ngjarje tragjike, ku dyshohet se nëna Alma Arrazi bashkë me 3 fëmijët janë vetëmbytur në lumë, pas dhunës dhe tradhtisë nga i shoqi.

Hasani tregon se ishte duke gjuajtur peshk, kur ka gjetur trupin. Ai thotë se u shokua dhe në fillim mendoi se mos ishte kukull. Më pas ka njoftuar në telefon policinë dhe është konstatuar se vajza e vogël, e cila sot do të përcillet për në banesën e fundit.