TIRANË- Hetimet për gjetjen e trupave të pajetë në 3 valixhe në Itali, kanë marrë një kthesë të rëndësishme. Report Tv mëson nga burime të sigurta se është identifikuar një prej kufomave. Ai është shqiptari Shpëtim Pasho, i zhdukur bashkë me gruan e tij që nga 2015. Nga krahasimi i parë që i është bërë gjurmëve të gishtërinjve të kufomës, kanë rezultuar se korrespondojnë me gjurmët e gishtërinjve të shqiptarit. Ndërkohë, nisur nga ky informacion i rëndësishëm, mendohet se pjesët e trupit të gruas që u gjendën në 3 valixhet e para në zonën midis Firences-Pisa-Livorno dhe burgut Solliçiano, i përkasin bashkëshortes së tij, Teuta. Shpëtim dhe Teuta Pasho, kishin shkuar në Itali për të parë djalin e tyre i cili gjendej në paraburgim në atë kohë, në burgun Sollicciano.
