Gjetja e mijëra eurove në shtëpinë e pastrueses, eksperti Softa: Me çështjen të merret SPAK! Janë vjedhur ato që vjedhin pasurinë publike

11 Janar 2023, 13:10

Gjetja e qindra mijëra eurove në shtëpinë pastrueses Rozeta Dobi, të cilat ende nuk dihet se kujt i përkasin, tashmë duhet të hetohet nga SPAK. Kështu thotë eksperti i sigurisë Fatjon Softa në një intervistë për ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, ndërsa thekson se vjedhja e banesave është kthyer në një makth për të gjithë qytetarët shqiptarë. Sipas Softës, tashmë po vidhen ato që kanë vjedhur pasuritë publike dhe kjo gjë duhet të hetohet nga SPAK, pasi po të ishin para djerëse do t’u dilte pronari.