Gjici: Po kontrollonim territorin! ‘Non Grata’ me makina me xhama të zinj dhe targa të huaja po blejnë vota ditë për diell

12 Maj 2023, 11:02

Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici tha se personat që kanë qenë me makinë nuk kanë blerë vota, por janë në kontroll të territorit. Kjo sepse sipas tij, partia e “Non Gratave” po blen vota.

“Video kishte pamje që njerëzit tonë dalin në terren për të kontrolluar furgonin e bandës që blejnë vota ditë për diell, janë turrë si hiena në çdo njësi administrative vetëm për të blerë vota dhe për të bërë presione, video tregohet qartë që s’ka as armë as para. Ne jemi në kontroll, kontrollojmë territorin nga bandat dhe furgoni i bandave që i ka rreth kandidati i Non Gratave. Të bllokohen të gjitha makinat me targa të huaja dhe me xhama të zeza që lëvizin në territor. Kemi prova dhe video dhe do i çojmë në organet ligjzbatuese”, tha Gjici.