Gjirokastër/ Bizneset e zonës muzeale krizë për punëtorë! Operatorët turistikë: Paga të larta, por s’ka interes nga të rinjtë

27 Maj 2023, 15:39

Të rinjtë janë larguar jashtë vendit dhe ata që kanë mbetur në qytetin emblemë të turizmit historik nuk kanë interes për të punuar.Pronaret e dyqaneve e lokaleve në zonën muzeale të Gjirokastrës thonë se të gjitha shërbimet po i kryejnë me ndihmën e familjarëve.