Gjirokastër/ Mijëra turistë gjallërojnë qytetin e gurtë! Të huajt: Vend shumë i bukur, jemi surprizuar me Shqipërinë

11 Gusht 2023, 19:56

Si asnjëherë më parë, Gjirokastra po vizitohet nga mijëra turistë që mbërrijnë çdo ditë në qytetin e gurtë. Për mikrofonin e Report TV, ata shprehen të impresionuar nga monumentet e kulturës, bukuritë natyrore dhe mikpritja e vendasve.