Gjirokastër/ RENEA arreston Enrik Llukën, i dënuar me 35-vjet burg për vrasjen e kushëririt

12 Dhjetor 2019, 10:35 | Përditesimi i fundit: 2019-12-12 14:07:41

GJIROKASTËR- Forcat RENEA,kanë arrestuar Enrik Llukën në Gjirokastër i cili ishte shpallur në kërkim pasi akuzohet për vrasje dhe ishte dënuar me 35 vjet burg në mungesë. Aksioni për arrestimin e këtij personi është finalizuar mëngjesin e sotëm, ku RENEA dhe policia e Gjirokastrës kanë rrethuar banesën e Enrik Llukas në afërsi të Urës së Subashit dhe më pas kanë bërë edhe arrestimin e tij.  Enrik Llukës i janë gjetur në banesë një snajper prodhim rus si dhe disa municione.

Enrik Lluka dyshohet se është autor i një krimi të ndodhur në mars të 2016 në kthesën e fshatit Andon Poçi në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë në afërsi të fshatit Shtëpëz, ku i vrarë mbeti Dorian Lluka, 29-vjeç dhe u plagos Birbil Lluka, 31 vjeç, banues në Gjirokastër të afërm të të arrestuarit.

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e 22 marsit të 2016, ku sipas policisë autori i kishte kushërinj viktimën dhe të plagosurin.

Konflikti ka nisur në lokalin e Dasho Alikos ish kryekomunarit të Lazaratit që ndodhet rrugën Nacionale në Gjirokastër. Dy vëllezërit Dorian dhe Birbil Lluka bashkë me dy persona të tjerë kanë rrahur në ambientet e jashtme të lokalit Enrik Llukën. Pas konfliktit dy vëllezërit janë larguar me makinën e tyre. Më pas Enrik Lluka i ka marrë pistoletën shokut të tij Emiljano Vockës dhe i ka ndjekur nga pas me makinë, kushërinjtë e tij dhe më pas ka qëlluar ndaj tyre duke lënë të vdekur Llukën dhe duke plagosur rëndë vëllain e tij.

Kategori të tjera