Gjirokastër, shfaqet sëmundja e antraksit, 3 të infektuar në Lazarat! Veterineri: Qytetarët të konsumojnë vetëm mishin me certifikatë shëndetësore veterinare

10 Gusht, 15:28

Në Gjirokastër është rishfaqur sëmundja e antraksit apo plasjes siç njihet ndryshe. Në spitalin rajonal të këtij qyteti po mjekohen tre pacientë, jashtë rrezikut për jetën. Ata janë infektuar në zonën e Lazaratit, ku është identifikuar një vatër e re e sëmundjes që prek kryesisht bagëtitë, por transmetohet dhe tek njerëzit.

    No videos found.