Gjirokastër/ Tradita e djathit, grekë e shqiptarë promovojnë prodhimet e dy vendeve! Ekspertët helenë: Të befasuar nga shija e rrallë në jug

15 Gusht 2022, 16:38

Me qëllim ruajtjen e traditës së prodhimit të djathit u mbaj në Gjirokastër një simpozium i përbashkët greko-shqiptar ku morën njohës të mirë të kulinarisë. Prezantuesi i njohur televiziv i programeve të gatimit Ilias Mamalakis tha se Ballkani po shkon drejt humbjes graduale të kulturës së djathit e se tani në Greqi kanë humbur të paktën 3 lloje ashtu si në Shqipëri salca e shkullit është gjithnjë e më e rrallë.