Gjirokastër/ Transportoi 2 emigrantë nga Pakistani drejt Kakavijës kundrejt përfitimit, në pranga 43 vjeçari

29 Qershor, 11:38

Një 43- vjeçar është vënë në pranga, në Gjirokastër, pasi u kap duke transportuar me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit dy emigrantë nga Pakistani.

Sipas policisë 43-vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Rrugore, në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë.