Gjirokastër/ Zjarr i madh në fshatin Labovë, zjarrfikësit me pompa shpine dhe mjete rrethanore

18 Gusht, 08:13

Një zjarr i madh ka rënë mëngjesin e sotëm në fshatin Labovë, në Gjirokastër.

Sipas informacioneve të Report Tv, në orën 03:30 minuta një grup prej 11 forcash efektive të repartit zjarrfikës dhe 6 punonjës mbështetes me kontratë u nisën për të ndërhyrë në zjarrin që ndodhej në mal mbi fshatin Labovë.

 Me mbërritjen në vendngjarje zjarrfikësit konstatuan disa vatra zjarri dhe ndërhynë me pompa shpine dhe mjete rrethanore për izolimin deri në fikjen e plotë të zjarrit.