Gjirokastra pa rampa, invalidët pa akses në zonën muzeale, Koko: Nuk ndjek dot asnjë event kulturor, jam e përjashtuar

24 Shkurt, 14:40

Mungesa e rampave në të gjithë zonën muzeale i ka përjashtuar personat me aftësi të kufizuara nga jeta kulturore në Gjirokastër. Vjollca Koko, me profesion mjeke, njëkohësisht kryetare e shoqatës së invalidëve para dhe tetraplegjikë, apelon për ndërgjegjësim institucional, ndërsa shprehet se problem janë dhe vendparkimet për këtë kategori.