GJKKO e legjitimoi si avokat të Veliajt, Ndreca: Kërkojmë dorëzimin e akteve hetimore për të garantuar mbrojtjen! OPGJ u futën në qelinë e kryebashkiakut pa e njoftuar

24 Mars, 16:50 | Përditesimi: 24 Mars, 16:50

Ditën e sotme Gjykata e Posaçme legjitimoi ish-deputetin Plarent Ndreca si avokat të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Gjatë fjalës së tij para mediave, Ndreca ka deklaruar se prokukorët e SPAK nuk pranojnë që të dorëzojnë aktet hetimore me një procesverbal dhe një inventar te Veliaj apo te përfaqësuesit e tij ligjorë.

Po ashtu Ndreca theksoi se për të garantuar mbrojtjen e Veliajt, është themelore vënia në dispozicion nga ana e SPAK e akteve hetimore, në përputhje me praktikat e njohura dhe të përcaktuara nga Kushtetuta dhe Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut.

A.M/Shqiptarja.com