GJKKO me dy standarde, Veliajt i refuzon dosjen e printuar, Metës i çon fashikuj në burg! SPAK: Kryebashkiakut ia dhamë me USB

5 Dhjetor, 19:41 | Përditesimi: 5 Dhjetor, 19:41

Një kërkesë e Ilir Metës për t’u njohur me dosjen hetimore të printuar në qelisë është pranuar sot nga gjyqtarja e GJKKO, Irena Gjoka. Ajo ka vendosur ta detyrojë SPAK që t’i çojë në burg fashikujt e kërkuar nga Meta. Një kërkesë e tillë është refuzuar për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajt nga gjyqtarja Etleva Deda. Edhe pse e ka kërkuar dosjen me 60 mijë faqe disa herë, Veliajt nuk i është vënë në dispozicion asnjë fletë e printuar.

    I.M/Shqiptarja.com