GJKKO pezulloi nga detyra Ballukun, Shehaj: Të korruptuarit e qeverisë po dalin përpara drejtësisë! Zv,kryeministrja duhet të japë dorëheqjen

20 Nëntor, 14:06 | Përditesimi: 20 Nëntor, 14:06

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj në një konferencë për shtyp nga Kuvendi i Shqipërisë, e ka cilësuar përballjen e zv.kryeministres Belinda Balluku me SPAK si një moment i rëndësishëm për vendin.

Shehaj thotë se se pas 35 vitesh, të gjithë qeveritarët e korruptuar dhe që i kanë shkaktuar dëme të mëdha shtetit shqiptar nga vjedhja dhe shpërdorimi i fondeve publike, po përballen me drejtësinë. Deputeti thotë se pasi GJKKO i ndaloi ushtrimin e funksioneve publike, Balluku duhet të japë menjëherë dorëheqjen nga postet e saj në qeveri. Të njëjtën gjë, Shehaj e ka kërkuar dhe për kryeministrin Rama duke e cilësuar si bashkëpunëtor të Ballukut.

 

r.k./Shqiptarja.com