GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt, s'i kthen celularin e sekuestruar ditën e arrestimit

4 Mars, 12:32 | Përditesimi: 4 Mars, 12:32

 GJKKO rrëzoi sot kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për kthimin e celularit të cilit iu sekuestrua ditën e arrestimit.

Vendimi është dhënë nga gjyqtari Erion Bani, i cili më 10 shkurt, firmosi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ ndërsa prokuror në seancë ka qenë Ols Dado, prokurori i dosjes.

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili u arrestua në zyrë më 10 shkurt 2025, ndodhet në paraburgimin e Durrësit, pasi SPAK po e heton për akuzën e korrupsionit pasiv në 9 raste dhe pastrim parash

r.k./Shqiptarja.com