Gjoba nga KQZ, Veliaj për Report TV: Tentativë për të kënaqur Bashën, unë s'mund të fle gjumë si ai

9 Shkurt 2021, 18:22 | Përditesimi: 9 Shkurt 2021, 19:19

Gjoba prej 75 mijë lekësh e vendosur nga KQZ për Erion Veliaj se ka shkelur rregullat për aktivitete të ndaluara, për kryebashkiakun janë të paligjshme, të paskrupullta dhe se atij po i kërkohet që të mos bëjë punën e tij por të flejë gjumë si Lulzim Basha. Në një intervistë për Report Tv, Veliaj tha se gjobën do ta apelojë pasi nuk ka asnjë shkelje ligjit pasi nuk ka prokurime të reja që ndalon ligji para zgjedhjeve, por janë të leje të nxjerra që në dhjetor për familjet që kanë mbetur jashtë nga tërmeti si pjesë e rindërtimit. Veliaj shprehet se ai ndodhet në krye të Bashkisë Tiranë pikërisht për të bërë këtë punë, pasi kjo është detyra e tij dhe se vendosjen e gjobës e shikon të palogjikshme.

"Jo që jam njohur por sot kam dorëzuar edhe 5-6 shtëpi të tjera dhe mbrëmë është punuar tërë natën për të hedhur themelet në kolonat te 5 maji. Nuk di që ka një ligj që të pengojë të bësh punën, por di që ka një ligj që kryetari i bashkisë duhet të punojë dhe ngre shkolla e shtëpi. E gjitha më duket e paligjshme dhe kjo është arsye që to të apeloj dhe më rezulton se ka nevojë të kemi një diskutim për etikën në këtë vend. Sot jemi në një situatë ku një nga kandidatë për kryeministër është bërë me vila gjatë pandemisë, ndërkohë që unë e kam detyrën të ndërtojë gjobitem. Ku është logjika këtu? Të jesh i paskrupullt që në kohë pandemie të shtosh 5 vila që nuk kanë asnjë kontratë dhe është e virtytshme por të fusësh njerëz që kanë ngelur jashtë si pasojë e tërmeti dhe ti fusësh në shtëpi u gjobiska. Këtu kemi një cedim moral", tha Veliaj.

b.ha./Shqiptarja.com