Gjobiten 6 grumbullues! Fiksuan çmimet në kurriz të bujqve, fruta-perimet i shisnin 115% më shtrenjtë

17 Dhjetor, 18:04 | Përditesimi: 17 Dhjetor, 18:04

Gjashtë kompani të tregut të grumbullimit dhe shitjes me shumicë të fruta–perimeve në qarqet Tiranë, Elbasan, Berat, Fier dhe Korçë, i kanë rritur çmimet në mënyrë abuzive deri në 115%, dhe për këtë janë gjobitur nga Autoriteti i Konkurrencës

Omer Fruit SHPKNedrete Arapi PFBesim Thaqi PFMorina Grup SHPKFruit-To-Zela SHPK dhe Roland-2012 SHPK, fillimisht përmes bashkëpunimit fillimisht fiksonin çmimet e blerjes te fermerët gjatë periudhave të sezonit.

Konkurrenca njofton se pas një procedure të thelluar hetimore që zgjati gati dy vite, e cila përfshiu monitorimin e tregut, hetimin paraprak dhe hetimin e thelluar, arriti në konkluzionin se këto subjekte kishin rënë dakord që tua blinin produktet bujqve me çmim më të ulët duke i dëmtuar fermerët të cilët shpesh shesin nën kosto, dhe më pas vetë grumbulluesit i tregtonin shumë më shtrenjtë.

I.M/Shqiptarja.com