Shpendët e egër ujor në lagunën e Nartës janë rralluar për shkak të gjuetisë së paligjshme. Gjatë muajit gusht, pati një situatë të paprecendentë denoncuar edhe në Report tv, ku çdo natë gjuanin me saçme në lagunë. Pasojat shihen tani, kur ka rënë numri i shpendeve.
“Është qëlluar natën është qëlluar shumë, si në zonat ku lejohet sin ë ato që nuk lejohet. Ka një shqetësim tek shpendët e egër, ka një stresim sepse ka pasur vazhdueshmëri prej disa ditësh nuk është ndaluar as nga autoritetet! Shpendët e kanë ndjerë rrezikun dhe janë larguar. Tani është koha e shtegtimit ndaj edhe gjahtarët i afrohen këtyre zonave me qëllim për të vrarë rosat e egra, por vrasin dhe shpend të tjerë”, shprehet ambientalisti Joni Vorpsi.
Vorpsi i bën thirrje Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe Policisë së Shtetit ta ndalojnë kategorikisht gjuetinë në zonë të mbrojtur, siç është Narta.