Gjuha e qenve policë. Si tregojnë ku i fshehin trafikantët lëndët e paligjshme. (26 Nëntor 2023)

26 Nëntor 2023, 20:15

Instituti i qenve të policisë është hapur në vitin 1950 në bashkëpunim me Republikën e Çekosllovakisë. Në atë vit janë trajnuar 20 qentë e parë. Sot qentë policë arrijnë të zbulojnë lëndët e paligjshme të fshehura në vende të ndryshme. Së shpejti do të ketë qenë të trajnuar për kartat sim. Në këtë emision inspektorët e Institutit të qenve të policisë do të demonstrojnë sjelljen e qenve në situata të ndryshme.