Gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti: Përpjekje për të gërryer marrëveshjen e Ohrit, duhet t’i dalim zot! S’ka të ardhme pa shqiptarët

14 Prill, 15:00 | Përditesimi: 14 Prill, 15:00

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u shpreh në Samitin e Diasporës lidhur me protestat e fundit të studentëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut për të kryer provimet në gjuhën shqipe. Ai tha se gjuha është në rrezik dhe të gjithë duhet t’i dalin zot. Ai nënvizoi arritjet e marrëveshjes së Ohrit dhe tha se çdo koment tjetër është në dëm të saj. Ahmeti tha se Maqedonia e Veriut ka nevojë për shqiptarët ose në të kundërt, nuk ka të ardhme.

 

A.M/Shqiptarja.com