Gjykata e Durrësit në kolaps, zvarriten gjyqet! Çera: 11 gjyqtarë kanë mbi 5 mijë dosje. Godina e rrënuar, nuk ofron siguri!

13 Qershor, 15:42 | Përditesimi i fundit: 2024-06-13 15:42:42

Gjykata e Durrësit ka mungesë të gjyqtarëve ndaj qytetarët zvarriten nëpër seanca dhe nuk marrin drejtësi në kohë! Shqetësimin e ka ngritur kryetari i komanduar i gjykatës, Paulin Çera i cili ka kërkuar plotësimin e vakancave nga KLGJ. Ai tha se aktualisht janë vetëm 11 gjyqtarë të cilët kanë në shqyrtim 5403 çështje penale e civile. Ndërsa nga Qeveria ka kërkuar ndërtimin e një godine të re.