Gjykata e Posaçme dënon Fredi Belerin me 2 vite burg! Bleu 8 vota për 40 mijë lekë! 3 vite shërbim prove për Pandeli Kokaveshin

5 Mars, 17:41

Gjykata e Posaçme e dënoi me dy vite burg Fredi Belerin, kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës. Avokati i Belerit tha se “prokuroria nuk solli asnjë provë dhe ne provuam se aktet e tjera janë të falsifikuara. Ndërkohë, në deklaratën që bëri Beleri brenda në sallën e gjyqit qëllimi i procesit ndaj tij janë zgjedhjet e reja në Himarë.