Gjykata e Tiranës rrëzon FSHF! Prodani regjistrohet kryetar i shoqatës: Ky është vetëm fillimi! Veliaj: Gjykata foli, të pastrohet sporti nga bandat

10 Shkurt 2022, 12:59 | Përditesimi i fundit: 2022-02-10 15:17:37

Gjykata e Tiranës ka hedhur poshtë çdo vendim të marrë në mbledhjen e zhvilluar nga FSHF-ja në 24 janar dhe ka njohur  si kryetar të Shoqatës Rajonale të Tiranës, Eduard Prodanin dhe jo Krenar Alimehmeti, "i preferuari" i Armand Dukës. Vendimi është marrë sot, duke "i vënë" vulën  manipulimit të zgjedhjeve në Asamblenë e zhvilluar nga FSHF.