Gjykata Kushtetuese pezulloi ligjin që u mbante 'peng' diplomat për 5 vite, studentët e mjekësisë: Rezistenca jonë, ka dhënë rezultatet e para

15 Nëntor 2023, 15:56

Studentët e Mjekësisë u shprehën entuziastë për vendimin e Gjykatës Kushtetuse që pezulloi ligjin përmes të cilit u mbahej peng diploma 5 vite pas përfundimit të studimeve. Ata  thanë se presin vendimin përfundimtar të Kushtetueses, ndërsa sqarojnë se mësimi ka vijuar normalisht.