Gjykata Kushtetuese vendos, rrëzohen pretendimet e Metës dhe opozitës: Zgjedhjet lokale të 30 qershorit, legjitime! Hapet rruga për zgjedhje të parakohshme, 6 bashki po presin

4 Nëntor 2021, 17:34 | Përditesimi: 4 Nëntor 2021, 17:34

TIRANË-Përfundon më në fund pas gati 2 vite e gjysmë saga e zgjedhjeve lokale të qershorit të vitit 2019. Gjykata Kushtetuese tashmë ka vendosur duke rrëzuar kërkesat që kërkonin jo kushtetuetshmëri të zgjedhjeve, kërkesa këto të bëra Voltana Ademi si kryetare e shoqatës së bashkive dhe të mbështetura fuqimisht nga Presidenti Ilir Meta dhe partitë opozitare.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë mori në shqyrtim në seancat plenare publike në datat 23.06.2021 dhe 02.11.2021 çështjen me palë kërkuese Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, me objekt: 1. Konstatimin antikushtetues të zgjedhshmërisë/procesit zgjedhor të zhvilluar në 30 qershor 2019 për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiakë, dhe si rrjedhojë konstatimin antikushtetues të zgjedhjes së anëtarëve të këtyre organeve. 2. Verifikimin e kushtetutshmërisë së veprimtarisë së partisë Bindja Demokratike në lidhje me regjistrimin e saj në gjykatë dhe zgjedhjet e datës 30 qershor 2019. Gjykata Kushtetuese, pasi dëgjoi palët ndërgjygjëse në gjykimin kushtetues, mori në shqyrtim opinionin amicus curiae të Komisionit të Venecies, vendimi : Rrëzimin e kërkesës. Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”, thuhet në dispozitivimin e vendimit të Kushtetueses.

KT/Shqiptarja.com