Gjykatat tre vendime për 30 Qershorin\ Pjesa e dytë

18 Korrik 2019, 15:12

Kreu i Partisë Uniteti Kombëtar Idajet Beqiri e quajti të gabuar vendimin e Gjykatës së Durrësit për të kthyer mbrapsht kërkesën e Valbona Sakos për të vërtetuar mandatin si kryebashkiake e Durrësit. Beqiri tha se Gjykata nuk ka të drejtë të hedhë poshtë vendimin e KQZ.

"Gjykata e Durrësit ka marrë një barrë që nuk i takon. Ka bërë një gabim të rëndë. Gjykata ka për detyrë vetëm të vërtetojë mandatin. E ka specifike çfarë vërtetimi kërkohet. Kushtetuta thotë se vërtetimi bëhet për moshë, veprat penale dhe pastërtinë e figurës dhe jo të thotë se vendimi i KQZ është i pavlefshëm. Si mund të fusësh si palë Bindjen Demokratike, kur kërkuesi është vetëm Valbona Sako", tha Beqiri.

  • Kreu i PDK Nard Ndoka deklaroi në studion e Repolitix se vendimi Gjykatës së Durrësit tregoi se kemi akoma gjyqtar me integritet

    "Gjykata kushtetuese është domosdoshmëri. Taulant Balla e sulmoi asaj. Ai duhet të thoshte se vendimi do apelohet. Por ne jemi politikanë primitivë për fat të keq duke nisur që nga Rama edhe pasuesi i tij do bëjë të njëjtën gjë. Vendimi i Gjykatës së Durrësit na tregoi se ka akoma gjyqtar me integritet. Ne akoma nuk kemi një vendim zyrtar të KQZ", tha Ndoka.