Gjyqi në Apel për statutin e PD, Grupi i Alibeajt kërkon dorëheqjen e gjyqtares: Mund të paragjykojë çështjen! Shtyhet seanca për në 17 janar

22 Dhjetor 2022, 11:45 | Përditesimi i fundit: 2022-12-22 14:47:51

Seanca për bashkimin e dy statuteve të PD është shtyrë për në datën 17 janar, ora 09:00. Gjykata e Apelit mori këtë vendim pasi grupi i Alibeajt kërkoi përjashtimin e gjyqtares Irida Kacerja. Trupa gjykuese do të shqyrtojë kërkesën e paraqitur nga PD që pretendon se çështja po paragjykohet.