Gjyqi në Hagë/ Avokati i Thaçit ‘çmonton’ akuzat: Nuk janë konsistente, ka kontradikta themelore

11 Shkurt, 13:13 | Përditesimi: 11 Shkurt, 13:13

Përgjatë fjalës së tij, avokati Mishetiç tha se Thaçi nuk ka qenë në Kosovë në një pjesë të madhe të kohës që përmendet në aktakuzë dhe që nuk ka prova se ai ka marrë pjesë në takimet e Shtabit të Përgjithshëm.

Avokati vijoi të rrëzonte pretendimet e Prokurorisë se UÇK ka pasur sistem funksional komandimi nga Shtabi i Përgjithshëm te zonat. Ai argumentoi se  vetë Prokuroria më pas ka thënë se mënyra themelore përmes së cilit kanë komunikuar anëtarët e ‘Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale" (NPK), ka qenë përmes komunikatave, deklaratave politike dhe deklaratave tjera, të cilat ushtarët i pranonin përmes mediave publike.

I.M/Shqiptarja.com