Gjyqi për ARRSH/ SPAK kërkon 50 vite burg për 21 të pandehur, 6 vite e 8 muaj për Berberin! Prokuroria: Të pezullohet dënimi për Lamin dhe Bulin, bashkëpunuan me drejtësinë

17 Prill, 16:28 | Përditesimi: 17 Prill, 16:28

SPAK kërkoi që ish-vartësit të Ballukut, Evis Berberit t’i konfiskohen paratë e gjetura gjatë kontrolleve në shtëpi, 15 mijë euro, 35 mijë paund dhe 1 milion lekë. Berberi ndodhet në burg, ndërsa paralelisht është i pandehur edhe për shkeljet me tenderin e Llogarasë bashkë me ish-zv.kryeministren. Për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin u kërkua nga 1 vit burg. 

I.M/Shqiptarja.com