Gjyqi për inceneratorin e Fierit, Alqi Bllako akuzon prokurorin e SPAK: Kjo që po bëni hakmarrje personale! Do ju çoj në Strasburg

19 Qershor 2023, 11:49

Ish deputeti socialist, Alqi Bllako i cili në kohën për të cilën akuzohet nga prokuroria ka mbajtur postin e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit hodhi akuza të forta ndaj Prokurorisë së Posaçme e cila seancën e kaluar vendosi të kërkonte ndryshimin e akuzës duke rikthyer akuzën fillestare për “shpërdorim detyre” si funksionar i lartë shtetëror dhe jo si funksionar publik.