Gjyqtarët kërkojnë rritje page, Rama: Duan 37 mln euro nga buxheti për t'i çuar në stratosferë, shpresoj që Kushtetuesja mos t'ia lërë këtë turp Shqipërisë (VIDEO)

2 Shkurt, 16:31 | Përditesimi: 2 Shkurt, 16:31

Kryeministri Edi Rama tha se gjyqtarët kërkojnë rritje page, që do i kushtonte buxhetit të shtetit 37 milionë euro. Sipas kryeministrit, gjyqtarët në Shqipëri paguhen njësoj sa në Greqi, vend i BE, dhe marrin dyfishin e gjyqtarëve në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Rama shpreson se Gjykata Kushtetuese nuk do t'i lërë njollë turpi Shqipërisë.

    I.M/Shqiptarja.com